Dy gjërat që i kushtojnë më shumë një rent-a-car. RentUp i mbyll të dyja — dhe mban flotën, kontratat e pagesat në të njëjtin vend.
Kërko një demoMbivendosja nuk ndalohet me një kontroll në ekran, por nga vetë baza e të dhënave. Edhe kur dy operatorë shtypin konfirmo në të njëjtin sekond, vetëm njëri kalon.
Excel-i për rezervimet, blloku për kontratat, telefoni për disponueshmërinë dhe kujtesa për pagesat. Katër vende që nuk bien dakord me njëri-tjetrin.
Në RentUp operatori sheh çfarë është e lirë, krijon rezervimin, nxjerr kontratën dhe merr pagesën pa dalë nga ekrani. Pronari hap raportet dhe sheh sa solli secila makinë dhe sa i kushtoi.
Dorëzimi nuk mbyllet pa foto, kilometrazh, karburant dhe listën e kontrollit. Kthimi i vendos të dyja përballë njëra-tjetrës.
Fotot nuk fshihen dot nga askush pasi inspektimi mbyllet, as nga administratori. Çdo skedar ruhet me një gjurmë që provon se nuk është ndryshuar që nga dita e dorëzimit.
Kilometrat shtesë, karburanti që mungon dhe vonesa llogariten vetë nga çmimet e ngrira në rezervim, dhe klienti largohet me një faturë ku shkruan pse.
RentUp lidhet me gjurmuesit që ke tashmë, në Traccar ose EasyFlot, dhe i sjell në të njëjtin ekran me rezervimet. Nuk është platformë gjurmimi dhe nuk mban historikun e lëvizjeve — përgjigjet vetëm dy pyetje: ku është makina tani, dhe sa kilometra u bënë gjatë qirasë.
Kur një makinë lëviz pa rezervim aktiv, ose del nga Shqipëria pa lejen e kalimit të kufirit, vjen alarmi.
Lini numrin dhe ju marrim në telefon. Demoja bëhet me flotën tuaj përpara, jo me të dhëna shembull.
Nuk ka formular të gjatë, nuk ka kartë krediti. Flasim, e shihni, dhe vendosni ju.
Ose shkruani drejt: info@rentup.al